Telegrafi

Majmuni në kopshtin zoologjik në SHBA goditi xhamin në përpjekje për t’i dhënë një puthje fëmijës

Një video interesante e ndarë së fundmi në rrjet tregon një moment të veçantë ku një orangutan në kopshtin zoologjik të Lousville në Kentucky u përpoq t’i jepte një puthje një fëmije.

Në përpjekje për ta kërkuar praninë e fëmijës, majmuni po godiste xhamin që e ndante nga nëna dhe djaloshi, transmeton Telegrafi.

Ai po godiste xhamin në mënyrë që t’i afrohej djaloshit për t’ia dhënë një puthje.

Nëna që mbante djaloshin në duar e afroi fëmijën e saj drejt majmunit dhe kështu në atë moment orangutani ia dha një të puthur përmes xhamit. /Telegrafi/