Site icon Telegrafi

Majmuni në hall me mbipeshë

Majmuni i rëndë 100 kilogramë, që është dyfish më shumë se orangutangët tjerë të moshës së tij. Kilogramët e tepërt i shtoi në Republikën e Afrikës së Jugut ku për 13 vjet hëngri bombona, llokume dhe çokollata. Për ta shpëtuar e transferuan në azilin për majmunë në qytetin anglez të Dorsetit.

Drejtoresha e këtij institucioni Alison Cronin thotë se do të nevojiten disa muaj që Orshin të bie në peshë. Majmuni i madh në shtëpinë e re lejohet të hajë vetëm pemë dhe perime. /Telegrafi/

Exit mobile version