Site icon Telegrafi

Majmuni luan videolojën duke përdorur mendjen, ideja e Elon Musk po funksionon

Kompania e Elon Musk për zhvillimin e “interfejsit” truri-makina “Neuralink”, ka publikuar një video të jashtëzakonshme që tregon se si majmuni luan videolojën Pong duke përdorur mendjen e tij.

Majmunit Pager, 9-vjeç, i është ndërtuar në trurin e tij sistemi Neuralink qysh gjashtë javë më parë – e është trajnuar për video-lojëra të ndryshme në këmbim të një “smoothie” prej bananes që e pinte me pipëz, transmeton Telegrafi.

Linçet kanë përcjell aktivitetet e tij përmes më shumë se 2.000 elektrodave që janë vënë në korteksin motorik të Pager, që vë në lëvizje duart, e pa ndonjë tel transmeton algoritmin.

Fillimisht i mësuan videolojëra me “joystick”, e derisa pajisja e Neuralink regjistronte informacionet për të, neuronet punonin në atë mënyrë duke parashikuar lëvizjet e duarve.

Pasi mësoi lëvizjet, i është fikur “joysticku” – e majmuni vazhdoi lojën duke përdorur mendjen e tij.

Qëllimi i Neuralink është që personave të palëvizshëm t’ju mundësojë përdorimin e kompjuterit apo telefonit pa gjymtyrët e tyre, kështu që të mund të komandojnë në mënyra tjera – me mendje.

Siç ka deklaruar Musk, në këtë mënyrë do të mund të përdorin më shpejtë telefonave sesa që e bëjnë me duar. Përveç kësaj, ëndrra e Muskut t’i mundësojë paraplegjikëve të ecin sërish. /Telegrafi/

Exit mobile version