Site icon Telegrafi

Majmunët xhirojnë filmin e tyre të parë

Studiuesja Betsy Herrelko, nga Universitet Stirling në Britani të Madhe, qëndron prapa gjithë këtij projekti, ndërsa ideja e saj ishte që shimpanzeve t’u jepet kamera dhe në këtë mënyrë të kuptojë se si e shohin ato botën që i rrethon.

Shimpanzetë nga kopshti zoologjik në Edinburg për 18 muaj me radhë, nëpërmjet lojës, kanë shfrytëzuar kamerën e ashtuquajtur Chimpcam.

Kështu, ky lloj i majmunëve nuk ishte as i vetëdijshëm që nëpërmjet lojës kanë xhiruar film, duke mos ditur madje, as se cila është tematika e këtij filmi. /Telegrafi/

Exit mobile version