Site icon Telegrafi

Majmunët ‘plaçkisin’ një punëtor shëndetësor në Indi, ndërsa i morën mostrat e testeve të coronavirusit

Majmunët që ‘plaçkitën’ një punëtor shëndetësor indian dhe i morën mostrat e gjakut të testeve të coronavirusit, u kanë përhapur frikën banorëve se mund ta përhapin pandeminë në zonën lokale, ndërsa raportohet se nuk kanë shkaktuar ndonjë dëm.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tre mostrat që u morën në fillim të kësaj jave në Meerut, në afërsi të kryeqytetit New Delhi, u plaçkitën nga kafshët, ndërsa njëra u përpoq ta gëlltiste lëndën.

Kutitë e mostrave u gjetën më vonë dhe nuk ishin dëmtuar, ndërsa pamjet e ndeshjes u bënë virale në mediet sociale.

“Ishin të sigurta dhe nuk mendojmë se ekziston rreziku i përhapjes së virusit”, tha Dheeraj Raj për AFP nga kolegji mjekësor Meerut.

Ai shtoi se të tre personat, mostrat e të cilëve u vodhën, u testuan përsëri për coronavirusin.

Exit mobile version