Telegrafi

Majmunët luajtën në pishinën e një shtëpi, sikur të ishin fëmijë të vegjël (Video)

Sikur të ishin fëmijë të vegjël, dy majmunë luajtën në pishinën e një shtëpie në Afrikën e Jugut.

Garth Bradley ka qenë duke qënduar në zyrë, kur pa prej dritares një prej gjallesave që u ngjit në oborrin e vogël prapa shtëpisë, transmeton Telegrafi.

“Menjëherë i kontrollova dyert, nëse janë të mbyllura, sepse mund të hynin për ndonjë ushqim të shpejtë në kuzhinë. Pastaj i shikoja se si freskoheshin” ka thënë Bradley.

Në pamjet e shpërndara, shihet majmunët që zhyten në pishinë, teksa njëri prej tyre qëndron edhe anash duke pirë ujë. /Telegrafi/