Sikur të ishin fëmijë të vegjël, dy majmunë luajtën në pishinën e një shtëpie në Afrikën e Jugut.
Garth Bradley ka qenë duke qënduar në zyrë, kur pa prej dritares një prej gjallesave që u ngjit në oborrin e vogël prapa shtëpisë, transmeton Telegrafi.
“Menjëherë i kontrollova dyert, nëse janë të mbyllura, sepse mund të hynin për ndonjë ushqim të shpejtë në kuzhinë. Pastaj i shikoja se si freskoheshin” ka thënë Bradley.
Në pamjet e shpërndara, shihet majmunët që zhyten në pishinë, teksa njëri prej tyre qëndron edhe anash duke pirë ujë. /Telegrafi/
https://youtu.be/RXT_OSJX3q0