Një turist derisa po vizitonte një vend të shenjtë të majmunëve, ka mbetur i shokuar kur dy majmunë kërcyen në kokën e tij dhe filluan të bëjnë seks.
Turisti amerikan është filmuar duke qëndruar në këmbë i habitur, derisa majmunët kryenin marrëdhënie seksuale mbi kokën e tij, transmeton Telegrafi.
Kjo ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një vend të shenjtë të majmunëve, në Ubud të Indonezisë. /Telegrafi/