Site icon Telegrafi

Majmunët afruan fuçinë te muri i rrethojës, për tu arratisur nga laboratori i hulumtimeve (Foto)

Nëpërmjet një fuçie që mund të zë deri 250 litra, katër majmunë arritën të largohen prej një laboratori të hulumtimeve që ndodhet në Teksas të Shteteve të Bashkuara.

Pasi e rrotulluan fuçinë e zbrazët, arritën ta nivelojnë me perimetrin e murit, duke e shfrytëzuar si një ‘mjet të dobishëm’ që të kapërcejnë ndalesën, transmeton Telegrafi.

Derisa tre prej tyre ikën, i katërti duket se pati një mendim të dytë, sepse u kthye sërish brenda. Ata e shijuan për afro gjysmë ore jetën në liri, para se të kapen dhe nga mirëmbajtësit, për tu kthyer sërish brenda.

Njëri prej majmunëve të arratisur

Këta majmunë janë në mesin e 1,100 të tjerëve që jetojnë në Institutin e Hulumtimeve Biomedicinale të Teksasit, të cilët shfrytëzohen për kërkime të infeksioneve kronike dhe sëmundjeve si Ebola, malaria dhe HIV.

Të gjithë nën qiell të hapur dhe ambient të gjelbëruar, ndërsa e kanë murin rrethues që nuk mund ta kalojnë edhe nëse hidhen me tërë forcë. Por, muret nuk ishin pengesë për këta majmunë të mençur.

Mirëmbajtësit, i panë gjurmët e rrotullimit dhe pozicionimin e fuçisë, duke lënë të kuptohet se gjithçka ishte organizuar prej kafshëve të zgjuara. /Telegrafi/

Exit mobile version