Ja postimi i plotë i Krasniqit në Facebook:
Urime Majlindë! Te priftë e mbara!
Majlinda Kelmendi ia ka zdritur fytyrën Kosovës sërish. Xhudistja pejane e ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Botëror të xhudos, i cili po mbahet në Rusi.
Kelmendi, e drejtuar nga trajneri Driton Kuka, në finale të kësaj gare, në kategorinë deri në 52 kilogram, e ka mposhtur rumunen Andreea Chitu. /KP/Telegrafi/