Modelja Majlinda Zeka sërish ka thumbuar ish të dashurin e saj, Majk.
Majlinda, e cila u spekulua se ka qenë në lidhje me Majk e madje edhe shtatzënë, duket se nuk po mund të pajtohet lehtë me atë që i ka ndodhur.
Ajo në një postim në Snapchat shihet duke drejtuar një veturë nën ritmet e këngës “Martesa pa Dashni” lansuar sot nga Buraku dhe Grupi Fama.
Kjo këngë e cila është një baladë që flet për një histori të dështuar të dashurisë është tjetër thumb që Majlindës i ka shërbyer t’ia drejtojë Majkut, shkruan Telegrafi.
Ndryshe, Majk ditë më parë konfirmoi se ishte në lidhje pesë muaj me bukuroshen nga Prishtina. /Telegrafi/