Telegrafi

Majlinda Zeka: Majku nuk kujdeset financiarisht për djalin e tij

Majk është një ndër reperët më të famshëm në tregun muzikor shqiptar.

Muaj më parë u përfol më tepër për jetën private se sa për këngët që ka sjell ndërkohë.

Reperi u bë baba gjatë vitit të kaluar dhe për një kohë ishte hamendësuar nëse do të pranojë atësinë e fëmijës që e solli në jetë atëbotë e dashura e tij, Majlinda Zeka.

Kjo e fundit duket se ka marrë barrën edhe të rritjes së fëmijës, të cilin e kishte pagëzuar me emrin Boiken.

Bukuroshja i është përgjigjur disa pyetjeve të fansave, ku ndër të tjerash u pyet nëse Majku po përkujdeset financiarisht për djalin.

Majlinda përmes llogarisë personale në Instagram ka zbuluar se këngëtari aspak nuk e ndihmon materialisht në rritjen e djalit të tyre.

Lexo po ashtu Majk dhe Geti me veshje super të shtrenjta në klipin e ri, zbulohen shifrat e çmimeve

“A kujdeset financiarisht babai i Roanit për djalin e tij? P.S. Je nënë perfekte dhe moderne”, ka pohuar ajo.

Ndryshe, reperi është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/