Telegrafi

Majlinda vizitoi kompaninë “Birra Peja” dhe “Uji Akull”

Gjatë këtij takimi Majlinda u prit nga drejtori gjeneral Sebastian Gergeta ku edhe u njoftua në lidhje me ecurinë e punës në birrari dhe rritjen konsumimit të ujit Akull. Majlinda gjithashtu tregoi për rezultatet e arritura deri më tani, veçanërisht për titullin e fundit si dhe planet në të ardhmen. Njëherë Majlinda ju falënderua që uji Akull ka mbështetur karrierën e saj që nga fillimi e deri më tani. Drejtori gjeneral i premtoi që uji Akull edhe më tutje do të vazhdoj ta mbështesë karrierën e Majlindës dhe uroi që të vazhdoj me sukseset e saja.