I pari i Sportit në Kosovë, përmes një propozimi të cilin e ka siguruar Arena, i kërkon të parës së shtetit, presidentes Atifete Jahjaga që për të arriturat dhe kontributin e veçantë në sport, xhudistja Majlinda Kelmendi të dekorohet me dekoratën “Medalja Presidenciale e Meritave”.
Majlinda, më 27 gusht, në kampionatin botëror të xhudos në Brazili rrëmbeu medaljen e artë, duke mposhtur në finale xhudistin vendase, Erika Miranda me ippon, edhe pse kjo e fundit pati mbështetje të jashtëzakonshme të tifozëve vendas. /Tribuna/Telegrafi/