Xhudistja jonë Majlinda Kelmendi shkëlqeu duke u stolisur me medalje të bronztë. Majlinda mundi marokenen Hanane, finlandezen Sundberg kurse në çerekfinale francezen Bonna, kampionen aktuale evropiane për seniore të cilën e mposhti me ipppon.
Majlinda në gjysëmfinale humbi me një dënim për pasivitet nga algjeriania Haddad e cila në Olimpiadën e Kinës ishte e treta.
Medalja e bronztë e Amsterdamit, Majlindës ja siguron edhe 80 pikë Olimpike dhe tani ajo ka siguruar që në “Londra 2012” të jetë në tetë të parat. /Telegrafi/