Në ceremoninë e mbajtur të mërkurën në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lumpur, fituesja e medaljes së artë në Kampionatin botëror nuk ka qenë në mesin e të nominuarave për sportisten më të mirë të vitit, edhe pse një gjë e tillë është pritur.
Trajneri i xhudistes pejane, Driton Kuka është i befasuar me këtë vendim.
Ai ka deklaruar se Majlinda është larguar nga nominimi në momentet e fundit për çështje politike, për shkak që vjen nga Kosova, shtet i papranuar ne Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Për çmimin Laurues World Sports Awards 2014 janë nominuar shumë sportistë të njohur botëror si Cristiano Ronaldo, Usain Bolt, LeBron James, Rafael Nadal Sebasitian Vettel, Serena Willimas e shumë të tjerë.
Laurues World Sports Awards më herët e kanë fituar sportistët e mëdhenj botëror si: Roger Federer, Alex Ferguson, Lewis Hamilton, Pele, Michael Phelps, Ronaldo, Michael Schumacher, Serena Williams and Zinedine Zidane, Novak Djokovic, e të tjerë. /Koha/Telegrafi/