Site icon Telegrafi

Majlinda niset per Paris

Majlinda ka udhëtuar në kryeqytetin francez bashkë me trajnerin e saj, Driton Kuka, si dhe xhudisten tjetër, Distria Krasniqi, e cila pas suksesit të fundit në Kupën Botërore ‘European Open’ të mbajtur në Bullgari, do të mëtoj suksesin e radhës në kategorinë e saj të re, -48 kg.

Dy xhudistet kosovare synojnë që në Kupën Botërore në Paris të shtojnë pikët e tyre në ranglistën botërore, me Distrian e cila tani ka 100 të tilla në kategorinë e re, pasi fitoi medaljen e artë në Bullgari.

Ndryshe, Majlinda ishte pjesëmarrëse e këtij Grand Slami edhe vitin e kaluar, duke e fituar medaljen e argjendtë. Ajo u mposht nga japonezja, Juki Hashimoto në finale. Gjithsesi, disa muaj më vonë, Kelmendi u bë mbretëreshë e botës në kategorinë -52 kg, duke e fituar medaljen e artë në Botërorin e mbajtur në Rio të Brazilit, duke arritur njëherësh suksesin më të madh të një olimpisti në Kosovë. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version