Site icon Telegrafi

Majlinda mund edhe francezen Gneto

Krenaria e sportit kosovar ka mposhtur portugezen, Joana Ramos, me ipon në rrethin e dytë të këtij kampionati, derisa në rundin e tretë mundi francezen Priscilla Gneto.

Majlinda është duke treguar performancë mjaft të mirë dhe është në rrugë të mirë që rrëmbej medalje në këtë kampionat, në të cilën po marrin pjesë garuese të forta.


Short i mirë për Majlindën

Krenaria e sportit kosovar, Majlinda Kelmendi, ka qenë me fat në hedhjen e shortit në Kampionatin Botëror të Xhudos që po zhvillohet në Rio të Brazilit. Majlinda, e cila garon në kategorinë -52 kg, duke qenë si bartëse e xhudos botërore për këtë kategori ka marrë një sfiduese jo shumë të vështirë.

Ajo do të sfidohet nga xhudistja portugeze, Joana Ramos. Kelmendi i prinë renditjes botërore të xhudos në -52 me 1480 pikë ndërsa kundërshtarja e saj, Ramos renditet vetëm si e 30-ta në listë me 230 pikë. Portugezja pati rënie të formës duke zbritur tre pozita në renditjen e përgjithshme në pjesën e parë të këtij viti, raporton Tribuna.

E Majlinda do t’i fillojë meçet e saj nga faza e dytë dhe me një fitore ndaj portugezes do të zinte vend në çerekfinalet e Grupit A. Të gjitha xhudistet në këtë kategori janë ndarë në katër grupe. Në rast fitoreje ndaj Ramos, Majlinda mund të sfidohet nga njëra prej këtyre tri xhudisteve, Darya Skrypnik, Miranda Wolfslag, Priscilla Gneto. /Telegrafi/

Exit mobile version