Për t’u kualifikuar në finale, Majlina mposhti me sukses Jaana Sundberg(FIN), pastaj Delphine Delsalle(FRA) dhe fituesen e Grand Slamit të vitit 2011 në Tokio, Takumi Miyakawa(JPN).
Në finale ajo u përball me japonezen tjetër të kësaj kategorie (-52kg), Yuki Hashimoton, e cila rishtazi fitoi turneun ‘Sofia European Open’. Japonezja për t’u kualifikuar në finale mposhti, Barbara Maros (HUN), Da Sol Park (KOR) dhe Andrea Chitu (ROU).
Finalja filloi me një ritëm të lartë të të dy xhudisteve, edhe pse Majlinda u penalizua tri herë për pasivitet, kur ra zilja e fundit, juria ia dha fitoren japonezes Hashimoto. Gjatë tërë ndeshjes Majlinda e kërkoi fitoren, por Yuki ishte e përgatitur mirë dhe ia arriti ta fitojë medaljen e artë.
Sido që të jetë, ky është një sukses i jashtëzakonshëm për xhudistën tonë dhe do t’i shërbejë si përgatitje për Kampionatin Evropian dhe Botëror që do të mbahen gjatë këtij viti. /Telegrafi/