Site icon Telegrafi

Majlinda mbetet e para në ranglistën botërore

Në Kampionatin Evropian që u mbajt në Budapest të Hungarisë, Majlinda Kelmendi u mposht në xhiron e tretë nga italiania Odette Giuffrida dhe kështu u shpërblye me medalje të bronztë.

Pas këtij suksesi të Majlindës, ajo tani ka grumbulluar 1640 pikë, në renditjen e re që u publikua të mërkurën nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Pas xhudistes kosovare renditet japonezja Yuki Hashimoto, me 1310 pikë, e ndjekur nga kubania Yanet Bermoy Acosta. /Telegrafi/ 

Exit mobile version