Telegrafi

Majlinda Kelmendi kampione bote në xhudo

Kosovarja, e cila prej një viti mban pasaportën shqiptare, arriti të marrë medaljen e parë të artë në një garë kaq të rëndësishme ndërkombëtare.

Pas katër fitoreve radhazi, Majlinda arriti në finale ku triumfoi ndaj izraelites Levi Shahar.

Sipas drejtuesve të Federatës Shqiptare të Xhudos, të cilët ishin të pranishëm në botërorin e femrave të zhvilluar në Paris, ndeshja me e vështire për Majlindën kishte qenë ajo e gjysmëfinales përballë japonezes Ciho Kagaja.

Ky është suksesi më i madh deri më tani jo vetëm në karrierën xhudistes, por edhe në historinë e sportit të xhudos në Shqipëri.

Tani, qëllimi kryesor i Majlinda Kelmendit është prania e saj në ekipin që do ta përfaqësoje Shqipërinë në Lojërat Olimpike- Londra 2012. /tch/telegrafi/