Përkundër konkurrecës, Majlinda ishte e pakapshme nga rivalet e saj dhe herë herë edhe e papërmbajtshme, duke treguar formë të lartë në këtë kampionat, me ç’rast nderoi vendin tonë me medalje.
Kelmendi mposhti kundërshtaren e saj Barabara Maros nga Hungaria pas vetëm 51 sekonda, duke e mbaruar me katër fitore në mënyrë të jashtëzakonshme turneun.
Medaljen e bronztë e fitoi një kosovare tjetër, është talentja e re Distria Krasniqi, e cila e fitoi medaljen pa luftuar fare pasi në duelin për medaljen e bronztë u tërhoq nga gara Alexandra Florian.
Fakt trishtues është që në podiumin fitues kur u stolis me medalje, Majlinda dhe Distria u nderuan vetëm me himnin e Komitetit Oilmpik Ndërkombëtar, për shkak se Kosova ende nuk është pjesë e kësaj organizate.
Përgatitjet ekipi kosovar i përbërë nga disa xhudistë, përfshirë dhe Majlindën, i zhvilloi në Rogla të Sllovenisë, nga ku trajnerët kishin paralajmëruar medalje.
Triumfi historik i Majlindës vjen si ogur i mirë për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë etnike./Telegrafi/