Site icon Telegrafi

Majlinda e para në ranglistën botërore

Kelmendi mund të llogaritet më e mira, nëse për bazë merret ranglista botërore që nxirret në bazë të rezultateve të arritura nëpër turne të ndryshëm. 21-vjeçarja nga Peja prej së enjtes është e para në ranglistën e kategorisë deri në 52 kilogramë. Majlinda ka tubuar 1480 pikë, ndërsa udhëheq para japonezes Yuki Hashimoto që ishte e para deri më tash. Hashimoto me 1310 pikë ka rënë në pozitën e dytë.

Kelmendi deri te pozita e parë arriti falë serisë së suksesshme të realizuar në gjashtë muajt e fundit, përkatësisht pas Lojërave Olimpike "Londra 2012", ku nuk ia doli të futej në luftë për medalje.

Kelmendi të shtunën doli e para në turneun "Grand Prix", të mbajtur në Samsun të Turqisë. Me këtë sukses fitoi 300 pikë në ranglistën botërore. Në shkurt u paraqit edhe në dy finale të turneve të mëdhenj. Në turneun "Grand Slam" të mbajtur në Paris, doli e dyta dhe fitoi po ashtu 300 pikë, ndërsa për medalje të artë në turneun "Grand Prix" të mbajtur në Duesseldorf fitoi edhe 300 pikë të tjera. /Telegrafi/ 

Exit mobile version