Site icon Telegrafi

Majlinda e artë në Çeki, Nora impresive

Majlinda ka shlëlqyer gjatë tërë turneut duke treguar një formë shumë të mirë në këtë garë, vetëm dy muaj para përballjes së saj në Olimpadë. Në finale ajo mposhti xhudisten gjermane, Jacqluine Lisson, si dhe holandezen Brigite Ente në gjysëmfinale. Turneu ishte e nivelit mjaft të latë dhe aty kanë marrë pjesë edhe disa xhudiste të tjera që anë kualifikuar për pjesëmarrje në Olimpiadë.

Kosovarja tjetër Nora Gjakova fitoi tri lufta dhe humbi dy duke marrë vendin e pestë. Ajo në mesin e xhudisteve e mundi edhe Maria Kostenkon nga Rusia ndërsa në luftë për medalje humbi nga austriakja Sabina Flizmoser. Nora pasi humbi luftën e parë ajo tregoi cilësi të lartë në repasazh dhe aty tregoi klas.

Kjo garë nuk ka ndonjë rëndësi për rangmimin e Majlindës në Olimpiadë, por ka shërbyer si përgaditje e saj për garën e 29 korrikut në Lojërat Olimpike 2012. Majlinda në Pragë ka udhëtuar nga Franca ku ka mare pjesë në një kamp stërvitor.

“Kjo garë i ka mundësuar Majlindes që të testojë teknikat e stërvitura gjatë përgaditjeve të saja për Olimpiadë”, ka thënë trajneri i Majlindës, Driton Kuka. “Gara ka treguar se jemi duke punuar mirë. Ne jemi duke bërë maksimumin sportiv për pjesëmarrje të denjë në Lojrat Olimpike”, ka shtuar ai.

“Rezultati i Norës është shumë i mirë duke marrë parasyshë se ajo është 19 vjeçare dhe në një turne të këtillë ajo ka arritur të mundë xhudiste shumë të mira duke përfshi edhe rusen”, ka thënë Kuka.

Të mërkuren Majlinda, Nora dhe trajneri Kuka do të kenë një konferencë për gazetarë në qendrën Ippon në Pejë.  /Telegrafi/

Exit mobile version