Site icon Telegrafi

Majlinda e ‘argjendtë’ në Sofje

Në Sofje të Bullgarisë më 29 janar u zhvillua Kampionati Botëror në xhudo në kategorinë A, që njëherit është e karakterit kualifikues për Lojërat Olimpike, Londra 2012.

Majlinda shkëlqeu duke u stolisur me medalje të argjendetë në kategorinë deri në 52 kg. Majlinda kishte të bëntë me turken Samat, e cila e mposhti atë në vitin 2009, por kësaj radhe kosovarja iu hakmorr. Në gjysmëfinale viktimë ishte Kagaya Chiho, një japoneze, përderisa në finale Majlinda u ndal pikërisht nga një japoneze tjetër, Yuki Hashimoto.

Pos Majlindës në arrenën ndërkombëtare pritet të shkëlqejë edhe Nora Gjakova, e cila zuri vendin e pestë në kategorinë 57 kg në këtë kampionat. /Telegrafi/

Exit mobile version