Site icon Telegrafi

Majlinda do të shpërblehet me 40 mijë euro

Përkujdesja institucionale nuk do të mungojë për kampionen e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi. Kjo për shkak se muaj më parë është aprovuar shpërblimi për më të suksesshmit në lëminë e sportit më projektpropozimin e sponsoruar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Kështu, sipas kësaj rregullore, Majlinda e cila ka fituar titullin e kampiones botërore pritet të shpërblehet me 40 mijë euro nga buxheti i shtetit të Kosovës.

Në drafte parashihet që trajneri i sportistit apo sportistëve që kanë fituar medalje, do të marrë si shpërblim 50% të shumës së shpërblimit që merr sportisti.

Veç kësaj, Majlinda tashmë ka siguruar mbështetjen e përhershme nga ky ligj, që për titull kampioni të botës vlen nga 600 euro në muaj.

Kur fitoi medaljen e bronztë në kampionat evropian, Majlinda Kelmendi mori nga Ministri, Memli Krasniqi çekun prej 8000 euro, këtë herë ky çek do të jetë plotë 40 mijë euro./Sporti1/Telegrafi/ 

Exit mobile version