Site icon Telegrafi

Majlinda dhe Nora po përgatiten intensivisht për Botërorin e Rusisë

Majlinda Kelmendi (52 kg), kampione e Botës dhe e Evropës, si dhe Nora Gjakova (57 kg), po përgatiten në Koln të Gjermanisë për Kampionatin Botëror që mbahet me 25-31 gusht të këtij viti në Rusi.

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, tha për gazetën kombëtare “Bota sot” se përgatitjet po shkojnë sipas planit dhe stërvitin në mesin e shumë medalistëve olimpik e botëror.

“Në Koln jemi me dy garuese: Majlindën dhe Norën, ku janë përgatitje të nivelit më të lartë. Aty janë afër gjashtë shtete më rreth 100 garues dhe më shumë medalist olimpik e botëror. Pas një pune në përgatitje fizike që i kemi zhvilluar në Pejë, këtu tash kemi filluar me përgatitje tekniko-taktike dhe kjo përmes sparingut me garuese të nivelit të lartë”, tha Kuka, duke treguar se këto përgatitje shërbejnë për Kampionatin Botëror.

“Përgatitjet shërbejnë për Kampionatin Botëror që mbahet në muajin gusht (25-31 gusht) në Rusi. Në Botëror do të udhëtojnë te sigurta Majlinda dhe Nora për tjerë për momentin jemi duke shikuar”, tha Kuka.

Majlinda është kampione e botës, në Rio, ndërsa Nora e shtata. Ndaj, nuk ka më shumë se një muaj para kësaj beteje, në fakt a synoni dy tituj në kategorinë 52 kg dhe 57 kg në Kampionatin Botëror? “Shkojmë në Botëror për ta prezantuar denjësisht Kosovën. Majlinda është ndër favoritet, kurse Nora kthehet pas nëntë muajve pauzë nga lëndimi, realisht se di se sa do jetë e gatshme për një garë të këtij niveli. Caku ynë është të mos kthehemi duarthatë”, përgjigjet me optimizëm Kuka. /Sporti1/Telegrafi/ 

Exit mobile version