Site icon Telegrafi

Majlinda dhe Nora drejt Gjermanisë

Përveç Kelmendit, Kosovën në Duesseldorf do ta përfaqësojë edhe Nora Gjakova, e cila do të garojë në kategorinë deri 57 kg.

Sipas trajnerit të dy xhudisteve, Driton Kuka, konkurrenca në këtë garë të nivelit të lartë pritet të jetë shumë e fortë.

"Grand Prix i Duesseldorfit mbledh ajkën botërore të xhudos. Megjithëkëtë, nga Kelmendi e Gjakova presim luftëra të forta dhe plasman të mirë. Në kategorinë deri 52 kg favorite është japonezja e rikthyer Yuka Nishida, braziliania Erika Miranda dhe Kelmendi. Japonezja është më e mira në botë dhe shpresoj që të mos bjerë në grup me Majlindën”.

“Për Nora Gjakovën që ka bërë progres të fuqishëm, shpresojmë të ketë short të mirë. Për të çdo fitore do të thotë pikë të reja dhe ngritje në ranglistën botërore", ka thënë Kuka për Kohën Ditore./Telegrafi/ 

Exit mobile version