Site icon Telegrafi

Majlinda Bregu takohet me Vuçiqin: Kemi nevojë për njëri-tjetrin

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka zhvilluar një vizitë në Beograd ku ka takuar të disa nga liderët e shtetit serb.

Pjesë e takimeve të Bregut ka qënë edhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

Siç tregon Bregu me anë të një statusi në rrjetet sociale pjesë e bisedës ka qenë bashkëpunimi rajonal dhe projekti për heqjen e tarifave roaming në rajon.

“Një takim shumë konstruktiv me presidentin @avucic @predsednikrs. Është në interesin reciprok dëshira për të lëvizur përpara, si një rajon që flet qartë, kemi nevojë për njëri-tjetrin. Kjo është metoda më efektive për integrimin ! # mobilitetit, # 0roamingtariffs, # tregti dhe # ivestime”, ka shkruar Bregu.

Exit mobile version