Telegrafi

Majlinda, 10 ditë ultimatum Qeverisë

Majlinda Kelmendi dhe trajneri saj Driton Kukaj, kanë thënë për KTV-në se janë tri shtete që kanë shprehur interesim jashtëzakonisht të madh për të.

Kelmendi tha se do të presë për pak ditë përgjigjen nga qeveritarët, sepse siç duket, durimit të saj i ka ardhur fundi.

Të shtunën, Majlinda Kelmendi e ka korrë një sukses të madh në turneun Grand Prix të Dusseldorfit, ku fitoi Medaljen e Artë në një konkurrencë të fortë, ku morën pjesë elita e xhudos botërore, përfshirë kampionen e botës, japonezen Nishida, dhe atë të Evropës, rumunen Chittu. /Telegrafi/