Reperi Majk i ka hedhur poshtë raportimet në media se i është vjedhur vetura.
Ishte raportuar se persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën Audi Q-5 të parkuar para banesës.
Mirëpo, në një prononcim për Telegrafi, reperi ka mohuar diçka të tillë.
“Jo, është gënjeshtër, nuk është aspak e vërtetë. Nuk ma kanë vjedhur veturën dhe nuk kam pasur probleme me askënd”, deklaroi Majk.
Në ndërkohë, reperi është duke shijuar suksesin e këngës “Kcen”, e cila për një javë ka arritur shifrën prej dy milionë shikimesh në YouTube.
Muzika ë kësaj kënge është punuar nga Duja dhe STR8 Fiya, ndërsa videoklipi është realizuar me përkushtim maksimal nga Entermedia. /Telegrafi/