Telegrafi

Majku i hakmerret kritikëve me super performancë live (Video)

Hip hop ylli i Babastars, Majk, i është hakmarrë kritikëve dhe Noizyt me një performancë të fuqishme live.

Reperi performoi në Diamonds të Ferizajit, aty ku ishin mbledhur mijëra të pranishëm për të dëgjuar reperin.

Në një video të publikuar prej tij në rrjetin social Instagram, reperi ka spjeguar se kur zërimi ëhstë i mirë, performanca s’ka si të dalë e keqe.

Kështu ai i ka hedhur fajin zërimit për performancën e tij jo të mirë në Tiranë në mbrëmjen e Maitre Gims.

Dhe këtë, ai e ka bërë më së miri duke u përgjigjur me një performancë live nga Ferizaji.

Për atë performancë të reperit reagoi edhe Noizy duke ironizuar, por tash duket se Majku i ka dhënë përgjigjen e duhur të gjithëve që kanë dyshuar tek ai. /Telegrafi/