Duket se Majku po shijon kohën e tij si baba.
Reperi i Babastars para dy muajsh është bërë baba i djalit Roan, që e ka me ish të dashurën, Majlinda Zekën.
Dhe Majku ka festuar tash dy mujorin e lindjes të birit të tij.
Ai madje e ka veshur atë në kostumin e “Batman”, ku djali i tij duket tejet bukur.
“I bekuar”, ka shkruar Majku në foton e publikuar në Instagram.
Ylli i Babastars është tejet i angazhuar me koncerte së fundmi. /Telegrafi/