Dyshja e talentuar e “Babastars” ka bashkuar sërish fuqitë dhe kësaj radhe për projektin muzikor të titulluar “Thirri Dajt”.
Majk dhe Onat kanë vërtetuar se projektet e tyre shndërrohet menjëherë në hite dhe këtë e tregon më së miri bashkëpunimi i tyre “Le t’xhelozojnë”, i cili ka qenë një ndër këngët më jetëgjatë të klasifikimit të “The Top List”.
“Krejt për nja e nja për krejt” thuhet në tekstin e këngës “Thirri Dajt”, duke treguar kështu që djemtë e “Babastars” janë më të bashkuar se kurrë më parë me njëri-tjetrin.
Ky projekt muzikor, i cili ka ardhur mjaft ritimk, është punuar nga “Room6audio” ndërsa teksti mban vulën e vetë reperëve.
E pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar, kjo këngë është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List” që në javën e parë të publikimit, duke u pozicionuar në vendin e 20-të.
Dyshja e talentuar e ka mbyllur më së miri vitin 2018-të, duke u renditur në 20 këngët më të bukura të “Top Awards”, falë mbështetjes së madhe nga ana e fansave. /tch/