Telegrafi

Majko:Bashkimi kombëtar nuk bëhet me fjalë

Majko në një intervistë për “News 24”, thotë se, fillimisht duhet të bisedohet për një ekonomi të përbashkët me Kosovën.

“Kjo qeveri që e deklaroi me të madhe bashkimin kombëtar s’ka bërë një konferencë ekonomike të shqiptarëve në rajon. Duhet të diskutojmë për një treg të përbashkët ekonomik dhe ky debat tashmë ka filluar në Prishtinë. Bashkimi kombëtar nuk mund të realizohet me fjalë”, ka thënë, ish kryeministri shqiptar, Pandeli Majko. /Telegrafi/