Site icon Telegrafi

Majko, politikani që ka “shoferin” më të njohur në Shqipëri (Foto)

Deputeti i PS-së, Pandeli Majko ndryshe nga kryeministri Rama ka një shofer që di të bëjë të qeshë.

Ai është humoristi Gazmend Paja, ku prej kohësh mban njërën këmbë në art e tjetrën në politikë.

Paja është anëtar i jurisë së FRESH Voice, bashkë me Majkon kanë bërë një tur të madh në zbulim të talenteve të reja në politikë.

Ai me një ironi që i shkon shumë përshtat një humoristi me përvojë, ka ironizuar mjaft bukur, vizitën e kryeministrit Rama në Turqi, ndërsa presidenti turk ishte dhe drejtuesi i automjetit, përcjell Opinion.al.

Ka mjaftuar ky detaj, që Paja ta përshkruajë pikërisht kështu foton e postuar:

“Erdogan-i kishte pasagjer Ramën, unë Majko-n. Ata tek Ura e Bosforit, Ne tek ura e Klosit”, shkruan Paja në profilin e tij në Intsagram, ku siç duket Majko është një pasagjer i rregullt pasi ka vendosur edhe rripin e sigurimit.

Exit mobile version