Ish-kryeministri shqiptar, Pandeli Majko ka komentuar lirimin me kusht të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze.
Majko tha se beteja legale do të vazhdojë si një krizë e mospranimit të njëri-tjetrit.
“Ramush Haradinaj lirohet me kusht. Serbia ripohoi veten. Për të, Miloshevici është një betejë e humbur por jo pranim i fajit karshi kombeve të tjera në ish-Jugosllavi. Beteja legale do të vazhdojë si një krizë e mospranimit të njëri tjetrit”, shkruan Majko në Facebook. /Telegrafi/