Telegrafi

Majko: Pavarësia e Kosovës ndryshoi statusin e kombit shqiptar

“Shqiptarët fituan ekzistencën por humbën gjysmën e vetes. Kosova ishte çmimi që u pagua. Ai ishte faji i pafajësisë sonë kombëtare përballë historisë. Shqipëria u nda nga Kosova siç ndahen dy vëllezër me fate të ndryshme”, ka thënë deputeti i PS-së për Konferencën e Parisit, e cila ishte mbajtur më 19 janar 1919, transmeton Shekulli.online.

Shtetet fqinjë të shqiptarëve, thotë ish-kryeministri kishin aleatë dhe interesa gjeopolitike dhe i vetmi fat i shqiptarëve ironikisht ishin mosmarrëveshjet e atyre që donin të përvetësonin Shqipërinë.

“Kosova ‘lindi’ në 1912 së bashku me Shqipërinë. Në 1999, ajo fitoi betejën e vet me historinë që nuk e pranoi si të tillë. Shtetin e Kosovës tanimë e njohin jashtë formalitetit zyrtar edhe ata që nuk e duan. Kosova është shtet ndërveprues në strukturën ndërkombëtare të rajonit dhe nuk do të duhet shumë kohë që vendi i saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara të plotësohet”, shprehet Majko./Telegrafi/