Site icon Telegrafi

Majko: Opozita po përdor metodën e dr. Adham’ Utit

Në foltoren e Kuvendit, deputeti socialist Pandeli Majko deklaroi se maxhoranca nuk i shmanget komisioneve hetimore, por se opozita po përdor metodën e doktor Adham’ Utit, “s’të funksionon marrëdhënia me maxhorancën, preje të funksionojë vetë”.

“Sot që flasim rastet e mosfunksionimit për arsye të mungesës së maxhorancës janë të limituara. Oferta që ju bëni do të ndryshojë në mënyrë parimore mënyrën e funksionimit të Kuvendit dhe hapet precedenti i një keqfunksionimi që komisionet të rëndomta parlamentare të diskutojnë nëse mund të funksionojë në bazën e pakicave”, tha Majko.

Në fjalën e tij, deputeti i Partisë Socialiste kritikoi opozitën se nuk ka ushtruar në tre vjet të drejtën e interpelancës dhe pyetjeve të ministrave, ndërsa u kërkoi edhe konsensusin për miratimin e reformës në drejtësi.

Ndërsa më herët, ish-ministri i Financave, Ritvan Bode tha se qeveria i shet dështimet e saj si sukses.

“Ka tre vjet që nuk hapen negociatat megjithatë ne flasim këtu për suksese të mëdha dhe arritjet e kësaj qeverie, nëse do të ishte kështu negociatat do të ishin hapur me kohë. Banka Botërore përmes “Doing Business” deklaroi se Shqipëria zbret 35 vende në të bërit biznes. Qeveria e shet përsëri si një arritje të madhe”, tha Bode. /Telegrafi/

Exit mobile version