Site icon Telegrafi

Majko: Koalicioni mund të kërkojë ridiskutim

Ish-kryeministri shqiptar, njëherësh deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka deklaruar se koalicioni qeverisës po përjeton tension të brendshëm.

Sipas Majkos, dhe sipas tij kjo u vu re gjatë procesit të reformës në drejtësi.

Majko tha se ky koalicion mund të kërkojë ridiskutim.

Duke pohuar se ka tendenca nga ana e LSI-së për një afrim me Partinë Demokratike, deputeti socialist thotë se këto lëvizje nuk duhen gjykuar negativisht.

Exit mobile version