Telegrafi

Majko: Diaspora shqiptare është një

Në takimin “Java me bizneset e diasporës shqiptare”, që po mbahet në Prishtinë, ministri shqiptar i Diasporës, Pandeli Majko, ka thënë se diaspora shqiptare është një.

Majko ka shtuar se kombi shqiptar po kalon ditët më të mira.

“Është një brez me punën e vetë, pa ndihmën e askujt të arrij këtu ku është. Diaspora shqiptare është një. Uroj që shumë shpejt t’iu shoh në Tiranë, po ashtu t’iu shoh në Shkup apo në Mal të Zi. Ne jemi në ditët më të mira që po kalojmë si komb, andaj të jemi të kujdesshëm që të mos kërkojmë më tepër”, ka thënë Majko. /Telegrafi/