Fansat e Majkut duket se i pret një verë e nxehtë sa i përket projekteve muzikore.
Muaj më parë solli këngën “Pasha Jetën” në bashkëpunim me Capital T, i cili është shikuar mbi 18 milionë herë në YouTube.
Por, reperi në një takim të rastësishëm me moderatorin e Reload të RTV Dukagjinit, Durim Xhemën ka zbuluar ekskluzivitetin e radhës.
Në fakt, gjatë vozitjes me veturë, këngëtari ndalet në semafor dhe flet për disa sekonda rreth projektit të ri.
“Kjo do të jetë kënga e re dhe do të jetë pjesë e albumit tim më të ri”, ka thënë ndër të tjerash këngëtari, i cili edhe e këndon një varg të këngës që është mjaft ritmike.
Reperi do të sjell gjatë viti edhe shumë këngë të tjera që do të jenë pjesë e albumit të ri, ku pritet të ketë edhe bashkëpunime.
Ndryshe, shoun Reload me Nita Briskun, Dardan Belegun (Trakla) dhe Durimin mund ta ndiqni çdo ditë nga e hëna deri të premten, me fillim në ora 16:30. /Telegrafi/