Site icon Telegrafi

Majk uron të birin për ditëlindjen e pestë: Të paça gjithmonë

Foto: Instagram

Ditën e sotme (e enjte) feston ditëlindjen djali i reperit të njohur, Majk, Roani.

Ky i fundit kremton ditëlindjen e pestë, ndërsa nuk ka munguar një dedikim special nga i ati.

Artisti shqiptar ka shpërndarë disa momente të lumtura të tyre në Instagram dhe po ashtu ka përzgjedhur fjalët e duhura për të birin.

Foto: Instagram

“Urime ditëlindjen e pestë zemra e babit. Të paça gjithmonë”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.

Lexo po ashtu Majk dhe Gjiko sjellin këngën e re "Kce Kce"

Kastriot Rexha (emri i vërtetë) ndan Roanin me ish-partneren e tij, Majlinda Zeka.

Majku në anën tjetër po vazhdon punën për projekte të reja muzikore dhe të fundit e solli ditën e djeshme (e mërkurë).

Fjala është për bashkëpunimin me reperin Gjiko të quajtur “Kce Kce” që deri më tani ka kaluar shifrën e 500 mijë klikimeve në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version