Site icon Telegrafi

Majk tregon për vështirësitë financiare që pati në nxjerrjen e këngëve të reja (Foto)

Reperi Majk ka qenë një nga më të suksesshmit në estradë gjatë vitit 2016.

Ai ka publikuar disa projekte shumë të suksesshme, të cilat nuk kanë qenë të pakta në numër gjatë vitit që lam pas.

Përmes një statusi në rrjetin social Instagram, reperi ka falenderuar të gjthë ata që i kanë dhënë mbështetje, gjë e cila e shtyn të punojë edhe më tej.

Lexo po ashtu Si ishte viti 2016 për reperët shqiptarë? (Foto)

Ai nuk ka harruar të falenderojë Zotin për talentin, si dhe ka treguar për vështirësitë ekonomike që ka patur në inçizimin e këngëve në fillim të karrierës,

“Kur u njoftova me hip hop-in i pata xhepat thatë, e vështirë ishte për mua secila natë, shpesh për me inçizu këngë, kam lënë edhe barkun thatë”, shkruan ndër të tjerash reperi. /Telegrafi/

Exit mobile version