Reperi shqiptar, Majk, është i dashuruar pas një sporti.
Ai kurrë nuk e ka fshehur dashurinë për basketbollin, e madje vet ka qenë basketbollist i Lipjanit në Ligën e Parë të basketbollit, konfirmojnë burimet e Telegrafit.
Sidoqoftë, edhe pse është i angazhuar në muzikë dhe një prej më të famshmëve të momentit, Majk nuk harron basketbollin.
Ai ka pozuar së fundmi një ‘selfie’ të cilën e ka publikuar në Instagram me një xhamper të klubit Los Angeles Lakers.
Duket se Kobe Bryant dhe epoka e tij ka ndikuar që ashtu si shumica e tifozëve të basketbollit, edhe Majk të jetë tifoz i LA Lakers edhe pse klubi aktualisht nuk është në formën më të mirë në NBA. /Telegrafi/