Site icon Telegrafi

Majk sheh tmerrin me sy, i shpëton vdekjes në aeroplan (Foto)

Në pothuajse asnjë rast nuk shpëton asnjë i gjallë nëse ka një aksident ajror, megjithëse këto ndodhin shumë rrallë.

Në një gjendje të tillë ka qenë edhe reperi Majk, teksa ishte duke udhëtuar me aeroplan për në Kosovës.

Sipas reperit të labelit të Babastars, aeroplani është është goditur nga një rrufe, duke rrezikuar jetën e pasagjerëve, transmeton Telegrafi.

Por për fat goditja ka qenë e vogël dhe asgjë tragjike nuk ka ndodhur. Kështu së paku ka shkruar reperi në një fotografi të publikuar në llogarinë personale në Instagram.

“Na rroki vetëtima. Shpëtuam edhe njëherë”, ka shkruar Majk në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Exit mobile version