Reperi Majk ka paralajmëruar se së shpejti do të vijë me projekte të reja muzikore.
Kënga “Fund” e Kastriot Rexhës ka kaluar shifrën prej 10 milionë shikimesh dhe për këtë ai i ka falënderuar fansat e tij.
Njëkohësisht, Majk i ka njoftuar ata që të presin këngë të reja në një të ardhme të afërt.
“10 milionë… Faleminderit të gjithëve. Majk, ‘Fund’… Shumë shpejt me këngë të reja”, ka shkruar këngëtari. /Telegrafi/