Reperi Majk ka qenë pjesë e intervistës më të shkurtër të Prive, ku iu është përgjigjur disa pyetjeve interesante.
Ndër pyetjet e gazetares ishte nëse Kastriot Rexha i ngacmon femrat nga vetura, ndërsa përgjigja e tij ishte: “Ndodh ndonjëherë i ngacmoj”.
Atij i është kërkuar që të zgjedhë se me kë do të bënte bashkëpunim, me Dua Lipën apo Bebe Rexhën, ndërsa këngëtari e ka zgjedhur këtë të dytën për shkak të mbiemrit të ngjashëm.
Majk e ka thënë me bindje se nuk do ta falte kurrë tradhtinë. Ndërsa pyetjet dhe përgjigjet tjera të intervistës 60 sekondëshe mund t’i dëgjoni në videon e mëposhtme.
Ndryshe, reperi së fundmi ka udhëtuar drejt Berlinit së bashku me mikun e tij, Onatin, për të mbajtur një koncert për shqiptarët që jetojnë atje.
E përderisa ndodhet në kryeqytetin gjerman, ai e ka shfrytëzuar kohën e lirë për të shëtitur paksa në rrugët e qytetit. Përgjatë shëtitjes, ai ka ndaluar në një vend mjaft të veçantë, duke vizituar memorialin e famshëm të hebrenjve të Evropës, i cili ndodhet në qendër të Berlinit. /Telegrafi/