Site icon Telegrafi

Majk po punon në këngën e re, këto janë detajet

Reperi i Babastars, Majk, është duke punuar në projektin e ri.

Sipas burimeve të Telegrafit së fundmi Majk ka qëndruar në studio me Dujën dhe Str8 Fiya të cilët janë edhe autorët e instrumentalit.

Bëhet fjalë për një këngë ritmike pranverore e cila pritet të lansohet jo më larg se deri në fund të këtij muaji.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth babastars

Videoklipi pritet të xhirohet nga Entermedia, kurse ky projekt e sjellë Majkun më ndryshe nga projekti “Le t’Xhelozojnë” që ishte më shumë manifest hip hopi.

Majk vazhdon të jetë një nga artistët më të kërkuar të hip hop skenës shqiptare. /Telegrafi/

Exit mobile version