Artisti shqiptar, Majk brenda një periudhe të shkurtër ka lansuar disa projekte muzikore, shumica prej të cilave bashkëpunime me artistë të tjerë.
Dhe një të tillë e ka finalizuar edhe së fundmi, por këtë herë me artistin turk, Kadr.
Dyshja kanë bashkuar forcat për këngën “Dua”, të cilën e ka kanë kompletuar edhe me videoklip.
Në një postimi përmes llogarisë së tij në Instagram, Majk ka njoftuar fansat se projekti do të publikohet të enjten (15 qershor).
“Kadr x Majk – Dua, nesër ora 19:00”, ka shkruar artisti shqiptar në mbishkrimin e postimit.
Ndërkohë, theksojmë që aktualisht Majk po shijon suksesin e këngës së fundit që solli me këngëtaren nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj.
Bashkëpunime të tjera që Majk publikoi këtë kohë janë edhe me emrat si Lëdri Vula, Capital T, Lumi B, 2 Ton. /Telegrafi/